Kam biseduar me keshillin e turizmit në bashkinë Vlorë dhe u tregova rreth Meet-Up që zhvillohen në Local Guide. Ata e pëlqyen shumë idenë dhe duke qenë se Vlora ka patur shumë ndryshime të bukura kohët e fundit duam që sa më shumë njerëz ta shohin dhe përjetojnë nga afër bukuritë e këtij qyteti. Por unë duke qenë e re në këtë fushë te Local Guide dëshiroj ndihmën tuaj si mentore për të realizuar një Meet-Up te suksesshëm. Do ju jem shumë mirënjohëse nëqoftëse më ndihmoni për këtë gjë.
Faleminderit për interesimin tuaj për të organizuar një Meet-up të sukseshëm në Vlorë. Në këtë postim që po vendos ketu do të gjesh të gjitha hapat e duhura si të organizosh një Meet-up. Duhet të keni parasysh llojin e Meet-up që do organizoni, të bëni një përshkrim të aktiviteteve që do të kryeni gjatë Meet-up, dhe fotoja që duhet të zgjidhni të jetë e lidhur me tipin e Meet-up dhe të jetë e juaja. Pasi ta keni krijuar eventin tuaj ketu ju mund ta shpërndani në rrjetet sociale, pse jo të ftoni miqtë tuaj për të marrë pjesë. Nëse has vështirësi më bëni tag sërish, do të jem më shumë se e lumtur tju ndihmoj.
Të bëj me dije qe ndryshova labelin e postit tuaj tek Meet-up sepse përshtatet më mirë atje.