Prevalla është qendër skijimi dhe fshat turistik, 28 km larg Prizrenit dhe rreth 12 km larg Brezovicës.Prevalla është një destinacion popullor për alpinistët dhe skiatorët.
Fshati kufizohet me një pyll të madh. Gjatë verës, është një destinacion i përshtatshëm për rekreacion dhe pushim, ndërsa gjatë dimrit për sportet dimërore sezonale. Ajo shtrihet 1800 m mbi nivelin e detit. Prevalla ndodhet në jug të Kosovës në Malet e Sharrit, në rrugën e cila shkon nga Prizreni nëpërmjet Prevallës në drejtim të Stërpcës. Prevalla gjendet në kuadër të Parku Kombëtar Malet e Sharrit.
Natyra përreth fshatit turistik të Prevalles duket një mrekulli. Faleminderit për ndarjen e fotove tuaja me ne. A mund të na thoni pak më tepër për eksperiencen tuaj? Më pëlqen shumë alpinizmi dhe kampingu. A është ky vend i famshëm në mesin e kampistëve, dhe a mund të merrni me qira tenda afër?
Gjithmonë inkurajojmë anëtarët e komunitetit që të ndajnë përmbajtje origjinale. Nëse keni nevojë për ide, mos ngurroni të shikoni rreth seksioneve të ndryshme të temave këtu në Connect, dhe të zbuloni se çfarë zakonisht ndajnë të tjerët :).
Është një vend fantastik edhe për kamping, por këtu në fshat nuk ka tenda që të marrësh me qera, ndërsa në dimer të gjitha paisjet për skijim i ke me qera. Por këtu ka shum hotele dhe villa për të fjetur. Po ashtu edhe nga ushqimet ka shum lloje te ndryshme. Unë e vizitoj shpesh dhe qdo herë që vi këtu e përjetoj një eksperienc të re në natyren e bukur.