Fli

Flija e përgatitur me saç është specialitet i kuzhinës tradicionale shqiptare. Flija është ushqim shumë i preferuar tek shqiptarët. Ajo mund të piqet edhe në shporet me rrymë apo me dru por më tepër preferohet me saç , Përbëhet nga mielli i grurit, krip ujë në temperatur 35-40`C ndërsa me miell të misrit i shtojm edhe vezë dhe i perziejm deri në një mas që mos të mbetet miell i tubuar. Piqet në shtresa të holla një miell dhe një me gjalp të përzier me vezë njëra pas tjetrës me saç, në fund mund ta pjekim në mënyra të ndryshme për 30-40 min në temperatur mbi 250’C

https://photos.app.goo.gl/kxrC5cJCdusansKu6

4 Likes

Përshëndetje @naimbuduri,

Ushqimi im i preferuar! Kur isha e vogel, sa herë vizitoja gjyshen, ajo përgatiste fli për të gjithë niperit dhe mbesat. Kujtim shume i bukur nga fëmijëria. Një gatese tjetër që më pëlqen shumë është krelana me duqa.

Faleminderit që e shpërndatë me ne fotot dhe këtë recete.

Gjithmonë inkurajojmë anëtarët në Connect që të ndajnë përmbajtje origjinale, dhe ju lutem gjithmonë citoni burimin.

2 Likes