Ajo që miqtë e mi dhe unë duam të bëjmë më shumë gjatë verës, është të shkojmë për kamping. Vendi më e mirë për ne do të ishte pranë një liqeni, ku mund të marrim varkën tonë të inflatueshme dhe të shkojmë për një lundrim. Për t’u përgatitur për aventurën tonë, ne diskutojmë gjithmonë një ditë më parë se çfarë do të marrim dhe kush do të sjellë çfarë. Dhe zakonisht ne përfundojmë duke paketuar shumë ushqime dhe pije!
Dita jonë e kampingut fillon herët në mëngjes. Pasi kemi paketuar gjithcka dhe futur në makinë, ne fillojmë udhëtimin tonë. Këtë verë, ne vendosëm të shkojmë në Iskar Reservior, një liqen i bukur, sipas Google Maps është vetëm dy ore larg nga Sofia. Gjatë rrugës, ne ndaluam në një stacion karburanti dhe bëmë një pushim të shkurtër kafeje për të na zgjuar. Moti ishte në anën tonë - me diell dhe një qiell i qartë blu.
Kur arritëm në rezervuar, ne kërkuam përreth për një vend të bukur e të sheshtë për të vendosur çadrat tona. Pamja ishte e mahnitshme - gjelbërim aq sa syri mund të shihte, dhe në mes liqenin e thellë blu . Ishte vërtet një vend me bukuri magjepsëse! Mora kohën time për t’i shijuar të gjitha dhe për të fotografuar peizazhet dhe fushat e kampingut, duke ndjekur këshillat e @Christina-NYC për fotografi për kampe.
Tendat u ngriten në pak kohë dhe ne e frymë varkën për të lundruar në anën tjetër të liqenit. Sidoqoftë, ishte pak e vështirë të përqëndrohesh në lundrim, jo vetëm sepse ishte aq nxehtë, por edhe sepse ne po tregonim shaka dhe qeshnim tërë kohën. Na u desh më shumë kohë sesa e imagjinuam për të arritur në anën tjetër, por sapo arritëm në breg, nxorëm varkën në një vend të sigurt pranë bregut dhe filluam të eksplorojmë. Ne nuk shkuam shumë larg, sepse harruam këpucët në breg dhe guralecat e vegjel në tokë e bënë të pakëndshme të ecnim zbathur. E vetmja gjë për të cilën mund të mendonim në rrugën e kthimit ishte ushqimi! Ky ishte motivimi ynë për të shkuar më shpejt.
Në kohën kur arritëm në vendin tonë të kampingut, ishte koha për darkë. Një nga miqtë e mi u emërua kuzhinier për mbrëmjen dhe filloi gatimin. Ai përgatiti burgers dhe një pjatë vegjetariane - speca të mbushura me fasule, qepë dhe domate.
Pas darkës, ne luajtëm Uno derisa u lodhem, por gjithashtu nuk kishte si të mungonin tregimet tona të frikshme - një traditë të cilën e ruajmë sa herë që shkojmë në kamping. Ne biseduam për shtëpitë e braktisura të fshatit të vogël të Rish-it, për të cilët njerëzit thonë se janë te pushtuara nga fantazmat, dhe mjegulla e çuditshme rreth qytetit Elhovos, ku dy nga miqtë e mi pretenduan se kishin humbur valët e telefonit dhe ballafaqimin me një njeri të çuditshëm. Ne qëndruam deri në orën katër të mëngjesit, duke treguar histori dhe duke parë qiellin e natës të shndërrohej në një spektakël të meteorëve.
U zgjova mjaft herët në mëngjes. Ishte ora shtatë e mëngjesit kur dola nga çanta e gjumit dhe të gjithë ishin ende në gjumë, kështu që shkova për shëtitje. Gjeta vendin e përsosur për t’u ulur dhe për të lexuar librin tim të preferuar — A Game of Thrones.
Disa orë më vonë, u ktheva në kampin tonë për t’i ndihmuar të tjerët që të paketonin gjërat tona. Ne gjithashtu mblodhëm çdo mbeturinë që gjetëm rreth fushave të kampingut në një qese të madhe. Ne gjithmonë e bëjmë këtë - është kontributi ynë i vogël në pastrimin e mjedisit. Kur gjithçka ishte gati, u nisem për Sofje.
Kështu kaloj çdo fundjavë te lirë. Cili është aktiviteti juaj i preferuar i verës? Na tregoni vendet më të mira për të shijuar sezonin e verës në vendin tuaj në komentet më poshtë.